Një tjetër këngëtare del pozitiv në testet për COVID-19
Këngëtarja e njohur është prekur nga koronavirusi.
Pink po u bën thirrje fansave të saj që ta marrin seriozisht COVID-19 pasi ajo dhe djali i saj tre vjeçar testuan pozitiv në testet e koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Në një postim në Instagram këngëtarja foli për simptomat që iu shfaqen dy javë më parë.
“Dy javë më parë djali im Jameson 3-vjeçar dhe unë ishim të sëmurë, neve na u paraqitën simptomat e COVID-19. Për fat të mirë doktori familjar kishte qasje në teste dhe më tregoi se kam rezultuar pozitiv. Familja ime tanimë ishin të izoluar në shtëpi, dhe ne sipas udhëzimeve mjekësore bëm të njëjtën gjë për tash e dy javë” shkroi këngëtarja në një imazh ku ishte së bashku me djalin e saj.