Një testi i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri
![Një testi i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/09/testet-serologjike-per-covid-19-tash-per-tash-po-behen-vec-ne-prishtine_5f4ac8f092be0-600x360-1.jpeg)
Një testi i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup. Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar.
Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë, njeh ADN-në tumorale dhe vendin se ku gjenden ato në trup. Testi tregon pra jo vetëm nëse pacienti ka kancer, por edhe llojin e tij.
Studiuesit testuan për kancer rreth 6.000 vetë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive.
Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit.
Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme të kancerit, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t’u përmirësuar./DW/