Një studim i ri zbulon shkakun e thinjave, nuk është ajo që të gjithë kemi besuar

Një studim i ri zbulon shkakun e thinjave, nuk është ajo që të gjithë kemi besuar

Ndryshe nga ajo që besojnë të gjithë, thinjat nuk shkaktohen nga situata të ndryshme stresi apo të qenit prindër të fëmijëve adoleshentë.

Një studim i ri, i kryer nga Universiteti i Teksasit, ‘Medical Center’ ka zbuluar se janë dy proteina esenciale të rritjes së flokëve dhe pigmentit të tyre. Cila është më e bukura? Janë proteina që gjenden krejt rastësisht.

Studimi u botua në ‘Genes & Development’ dhe ishte menduar të shqyrtonte lloje të ndryshme tumoresh duke i provuar fillimisht te minjtë. Ajo çfarë u zbulua në fund ishin edhe shkaqet e flokëve gri dhe faktorët që çojnë te tullacët.

Rezultoi se: KROX20 është një proteinë që ndikon në qelizat e lëkurës dhe vepron në zona të ndryshe (arsyeja pse flokët bien vende – vende). Proteina tjetër ‘cumbersomely’ ndikon gjithashtu në këto qeliza për të frenuar veprimin e atij që quhet gjeni SCF. Humbja e KROX20 çon në humbje të flokëve, deri në tullacë, ndërsa humbja e gjenit SCF çon në flokët e thinjur.

Edhe pse studiuesit nuk e kanë përcaktuar se çfarë e shkakton humbjen e fuqisë së këtyre dy proteinave përveç gjenetikës, ata arritën në konkluzionin se stresi, në të vërtetë, nuk ndikon në zbehjen e fuqisë së tyre. Në një deklaratë për shtyp, drejtuesi i studimit, Dr. Lu Le tha: “Me këtë informacion të ri, shpresojmë që në të ardhmen të zbulojmë cilët janë faktorët që të bëjmë çfarë është e nevojshme për të korrigjuar këto probleme kozmetike.”

Shpërndaje në: