Një shofer kapet nga radari për tejkalim të rrezikshëm, i konfiskohet patentëshoferi (Video)

Njësia e trafikut rajonal në Prizren ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë në rrugën Prizren – Gjakovë, në fshatin Piranë.
Ngjarja ka ndodhur më 20 mars 2025, rreth orës 08:20, kur RadarMobil ka incizuar shoferin Q.TH., i cili me mjetin transportues ka kryer një tejkalim të parregullt dhe të rrezikshëm.
Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar fletëparaqitja për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore, ndërsa i është konfiskuar patentëshoferi për 3 muaj.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe sinjalizimin rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe sigurisë në trafik./Periskopi/