Një shkëndijë dhe shpërthen lufta, çfarë po ndodh midis Kosovës dhe Serbisë?

Një shkëndijë dhe shpërthen lufta, çfarë po ndodh midis Kosovës dhe Serbisë?

Çështja Serbi-Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes së fuqive të mëdha. Pas shumë viteve në ngërç, një paqeje të trazuar që u perceptua gabimisht si normalizim, garda e vjetër dhe e re e Ballkanit është rishfaqur në Rrafshin e Kosovës, “zemra rrahëse” e dy mikro-kozmoseve antitetike, serbosferës dhe albanosferës, të ndara nga ana e tyre brenda dy perandorive të lidhura nga një marrëdhënie e lashtë dashuri-urrejtje:Rusia dhe Turqia.

Sot, në kuadrin e atmosferës së Luftës së Tretë Botërore dhe me periferitë që ziejnë nga tensioni për shkak të gjigantëve konkurrues, midis Serbisë dhe ish-provincës së saj që është bërë shtet, Kosovës, po ndihet sërish era e barutit.

Sepse që kur konkurrenca midis fuqive të mëdha ka hyrë në një fazë intensive nga periferi
në qendër, protagonistët kanë nisur që t’i lëvizin kukullat e tyre me një zell më të madh. Për shkak të tensioneve që po tronditin themelet e sistemit ndërkombëtar, këto fantazma po enden përreth Ballkanit.

Ato janë të afta të krijojnë konflikte me pasoja të paparashikueshme dhe ngjitëse, njëlloj si në vitet 1990. Jo Beogradi, kryeqyteti i një sfere serbe të dobësuar dhe në rënie, por Prishtina është tashmë “damari i hapur” i ish-Jugosllavisë dhe në një masë të madhe, i të gjithë gadishullit ballkanik.

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës dhe strumbullari gjeostrategjik mbi të cilin Perëndim themeloi gjatë shpërbërjes post-jugosllave një rend të ri mikro-hegjemonist, një barrierë anti-serbe (dhe për rrjedhojë edhe anti-ruse):albanosferën.

Që nga kushtetuta e Kosovës dhe pavarësia e Malit të Zi, një grusht shteti ndaj sferën serbe dhe ëndrra e krijimit të një korridori Murmansk-Minsk-Beograd-Bar, nuk ka më kthim prapa. Dy gjigantët që konkurrojnë për Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, janë të vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e dukurive që e kanë ridizenjuar identitetin dhe pozicionin gjeopolitik të Ballkanit në hapësirën post-Jugosllave.

Por e pakthyeshme nuk është njëlloj si e paprekshmja. Prandaj Rusia ka filluar vitet e fundit të kryejë operacione përçarëse midis Banja Lukës, Podgoricës, Prishtinës dhe Shkupit. Objektivi:të shtojë shpenzimet e Uashingtonit për ruajtjen e arritjeve të tij të fundit.

Në vizionin (largpamës) të Rusisë, bojkoti i axhendës ballkanike të Shteteve të Bashkuara, kalon në mënyrë të pashmangshme nga mbjellja e farës së konfliktit në vatrat e nxehta të sferës serbe – entiteti serb i Bosnjës – dhe të Albanosferës – Maqedoninë së Veriut aktualisht të përçarë dhe Kosovës së pambrojtur.

Dhe pikërisht tek kjo e fundit, ndërsa në qendër të vëmendjes është dëshira e Banja Lukës për shkëputje nga federata boshnjake, Uashingtoni dhe Moska po shkarkojnë pjesë-pjesë tensionet e akumuluara vitet e fundit.

Le t’i marrim ngjarjet me radhë. Në shtatorin e vitit 2021, shpërtheu kriza e targave. Këshilltarët rusë u fotografuan nën shoqërinë e ushtarëve serbë. Ushtria serbe u vendos
në gatishmëri të lartë, ndërsa në rajonet veriore të Kosovës pati sulme ndaj institucioneve nga ana e banorëve etnikë serbë.

Në prillin e këtij viti, dalga e gjatë e luftës në Ukrainë arriti në brigjet e Albanosferës: incidente të reja në provincat me shumicë serbe në Kosovë, teksa qeveria e Albin Kurti reagoi përmes hipotezës së një hyrjeje të përshpejtuar në NATO.

Këtë muaj, Shtëpia e Bardhë i dërgoi Kremlinit një paralajmërim simbolik, por shumë domethënës:anëtarët e NATO-s që rrethojnë Serbinë, vendosën një “embargo ajrore” ndaj avionit që do të çonte Sergej Lavrov në Beograd, duke e detyruar atë të anulonte vizitën.

Nga ana e Moskës pati shumë zemërim. Por Kremlini nuk mund të bëjë asgjë: qiejt dhe tokat që rrethojnë Serbinë janë në pronësi të Aleancës Atlantike. Çdo përpjekje për të anashkaluar atë mur të padukshëm është i pamundur. Të shkruash dhe të flasësh mbi atë që ndodhi më 6 qershor është më se e rëndësishme, është thelbësore.

Sepse është shkruar shumë mbi këtë ngjarje, por pak gjëra janë shpjeguar. Ai nuk ishte thjesht një akt i fortë diplomatik, që i përshtatej kontekstit të luftës në Ukrainë. Ishte një mesazh kuptimplotë në drejtim të Kremlinit dhe jo Lavrov. Atë ditë, pas muajsh vëzhgimi pa një pjesëmarrje të dukshme, Shtetet e Bashkuara reaguan ndaj operacioneve përçarëse serbo-ruse në Albanosferë.

Dhe e bënë këtë me largpamësi, duke shmangur hedhjen e benzinës në zjarr, në një moment tashmë shumë të tensionuar, dhe duke i urdhëruar aleatët t’i dërgojnë Rusisë një sinjal simbolik por shumë të forte mbi rilindjen e Aleancës Atlantike.

Deri më 6 qershor, dhe gjatë gjithë 2 viteve të fundit – me përjashtim të Marrëveshjes së Normalizimit të Pjesshëm të raporteve Serbi-Kosovë gjatë epokës Trump – Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndërhyrë në punët dhe ngjarjet në skajin jugor të Perdes së Hekurt, e cila u është besuar turqve, izraelitëve dhe gjermanëve.

Por përshkallëzimi i konkurrencës midis fuqive të mëdha, i simbolizuar nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, i ka ndryshuar gjërat dhe e ka detyruar Shtëpinë e Bardhë të shfaqë praninë e saj aty ku kërkohet.

Pra duke e bërë Serbinë të paarritshme për një ditë të tërë, Shtetet e Bashkuara donin t’i kujtonin Rusisë se Kosova është dhe mbetet vija e kuqe e NATO-s, një pikëmbështetje strategjisë madhore për Ballkanin, dhe se nëse do të synohet të shkaktohet një konflikt, si një luftë ose një rebelim i krahinave me shumicë serbe, Moska nuk do të ketë asnjë mundësi për të dërguar (drejtpërsëdrejti) armatime dhe mercenarë në Serbi.

Pra ishte një test teknik për konfliktet e të ardhmes.

 

Shpërndaje në: