Një sekret VIP-ash! Tani e dimë pse shkëlqejnë gjithnjë në tapetin e kuq!
I kemi të freskëta paraqitjet e mrekullueshme të të famshmeve në tapetin e kuq të çmimeve Emmy, apo Festivalit të Filmit në Venecia!
Të veshura bukur me rroba firmato dhe bizhuteri që shkëlqejnë, na duken të pakapshme, sikur të mos jetonin në një botë me ne.
Po çfarë kanë të përbashkët këto femra, përveç se janë super të famshme dhe sigurisht në gjendje të mirë financiare?
Epo na lejoni t’ju themi se ato janë besnike të një prej markave më të njohura të bizhuterive, “Swarovski”.
Kjo markë austriake me emër të njohur dhe me aksesorë elegantë dhe unikë, sjell për herë të parë në Tiranë, në Qendrën Metropol, një prej koleksioneve më fantastike, “Atelier Swarovski” që është sekreti i të gjitha të famshmeve që shkëlqejnë në tapetin e kuq.
Setet e aksesorëve prej kristali të “Atelier Swarovski” janë krijuar në bashkëpunim me disa prej stilistëve më të shquar nga një gamë të gjerë fushash krijuese, duke përfshirë modën, bizhuteritë dhe arkitekturën.
Të famshme ose jo, të gjitha femrat e apasionuara pas aksesorëve dhe bizhuterive moderne, do të mbeten të mahnitura pas këtyre bixhuterive që kanë mbërritur:
Seti Fluid
Përqafoni bukurinë e pastër të kristalit në këtë dizajn të mrekullueshëm të setit Fluid. Gjerdani që bie në sy, byrzylyku që i jep hijeshi veshjes dhe unaza mahnitëse Fluid, formojnë setin ideal për evente speciale. I gjithë seti vjen në ngjyrën e adhurueshme rose gold, lehtësisht i kombinueshëm dhe që ndriçon sa herë që drita bie mbi të duke ju dhuruar një pamje rrëzëllitëse.
Seti Tigris
Tigris është një koleksion i gjerdanëve, byrzylykëve dhe unazave unike, dizajni i të cilave është frymëzuar nga uji i kristaltë i lumit të madh Mesopotam. I disponueshëm në ngjyrën e artë dhe atë të kuqerremtë, ky koleksion është një dëshmi e zejtarisë së përkryer të Swarovski-t.
I përkryer për festa dhe rastet kur dëshiron të biesh në sy!
Seti Themis
Bizhuteritë Themis, mbajnë emrin e dizajnuesit të tyre grek Themis Zouganeli, i cili punoi me mjeshtëri për të sjellë një mori gjerdanësh, byrzylykësh dhe vathësh që simbolizojnë mbrojtjen nga syri i keq. Këto bizhuteri të frymëzuara nga fryma mistike e Greqisë, vijnë në nuanca mjaft në modë të së artës, me kristale në njgyrë të bardha dhe të verdha që marrin formën e syrit teksa renditen.
Për ty që nuk jeton në Tiranë, “Swarovski” bën dërgesa në të gjithë Shqipërinë mjafton një porosi online në faqen e By Best në Instagram dhe Facebook. Ah mos harroni, nxitoni pasi sasia është e limituar!