Një scrub i thjeshtë i bërë në shtëpi për fytyrat e yndyrshme me tendencë aknesh

Një scrub i thjeshtë i bërë në shtëpi për fytyrat e yndyrshme me tendencë aknesh

E dimë që asgjë nuk është më e mirë se maskat e përgatitura në shtëpi, me përbërës natyralë. Po ashtu, e dimë mirë rëndësinë e scrubit, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura. Prandaj, ato që kanë fytyrë me tendencë aknesh duhet të kujdesen shumë për fytyrën dhe një scrub i mirë është diçka që ju duhet patjetër ta shtoni në rutinën e bukurisë suaj.

Me dy përbërës që të gjithëve na ndodhen në kuzhinë, mund të realizoni një scrub që do t’ju ndihmojë shumë nëse keni fytyrë të yndyrshme dhe me tendencë aknesh. Përbërësit që ju duhen janë orizi dhe mjalti.

Merrni pak oriz kaf (nëse nuk keni të tillë edhe i bardhi do t’ju bëjë punë) dhe bluajeni. Kujdes të mos e bëni shumë të imët, pasi nuk do të bënte punë. Duhet të jetë në formën e kokërrizave në mënyrë që të eksfoliojë fytyrën.

Shtoni pak mjaltë, sa të formohet një pastë, si ajo në foton e mëposhtme.

Pasi ta keni pastruar fytyrën aplikojeni me lëvizje rrethore, duke shmangur zonën e syve. Masazhojeni fytyrën për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Mos harroni që pas scubit të vendosni hidratuesin.

Shpërndaje në: