Një rrugë rajonale që çon te Banjska merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

Një rrugë rajonale që çon te Banjska merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti Ballaban – Banjskë me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Të martën do të mbahen disa aktivitete në nderim të heroit Bunjaku.

Në mbledhjen elektronike që Qeveria e ka mbajtur të hënën janë marrë disa vendime. 

Gëzm Paci është emëruar si kryesues i Bordit të Postës së Kosovës, ndërsa Genc Metaj është emëruar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave. 

Gjitha vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të hënën:

•          Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

•          Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

•          Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

•          Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

•          Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

•          Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.

•          Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.

•          Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.

•          Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

Shpërndaje në: