Një rrugë me borë, i vetëm, në tokë por jo duke ecur – Skitari Albin Tahiri shpalos përvojën e tij për Periskopin
Si fëmijë të gjithë kemi provuar ngapak borën për të luajtuar, dikush për t’u gjujtur me topa bore, por dikusht tjetër edhe për skijim.
Në parim duket shumë e thjeshtë, një sport që rrëshqet dhe përjeton adrenalinë. A është ashtu?
Por, jo kot përdoret shprehja “i ke hipur skijave”,që do të thotë se nuk është e lehtë të rrish mbi to. A mbi to rrijnë vetëm profesionistët e vërtetë, e Kosova e ka një të tillë.
Fjala është për skitarin kosovar, Albin Tahiri.
Tahiri është një djalë 33 vjeçar i lindur në Kosovë e me zanat të stomatologut në Slloveni.
Por, si u lidh ai me skijimin. Një stomatolog a mund të “rrëshqas”?
Pse jo, artisti, këngetari, skulptori e të gjithë mund ta ushtrojnë këtë profesion, por sa ia dalin varet nga vullneti i tyre.
Albin e kishte vullnetin, guximin dhe përkushtimin për t’u përballur me sfidat që atë e rrethonin.
Ai në një intervistë të detajuar për Periskopi tregoi se si e filloi këtë hobi të tij, momentet e mira dhe të trishtushme gjatë bërjes së këti sporti.
Tahiri fillmisht tregoi se si 7 vjeçar vendosi të bënte hapat e parë në këtë drejtim.
“Vendosa të sëtërvitsha për skijim qysh në mosh të re, kur isha 7 vjeç. Unë gjithashtu bëja ski më parë si fëmijë dhe më pëlqeu shumë. Babai me tha se unë nuk kisha frikë fare nga shpejtësia, kështu që e pa edhe potencialin tim dhe për këtë më mbështeti gjatë gjithë kohës. Gjithashtu aty ku u rrita, ka male dhe shumë pista skish, kështu që çdo organizim që mbahej, mua me pëlqente të shkoja”, tha fillmisht ai.
Skitari kosovar tregoi momentin e tij me të mirë dhe atë që e pengoi pak, por që e tejkaloi shpejtë.
“Sinqerisht unë kam momente më shumë të mira se të këqija gjatë skijimit. Thjesht kam pasur disa momente të këqija, pasi nuk kam mundur të garaoja për Slloveninë, por dyert mu hapën nga Kosova. Nuk dua të merrem me atë pjesë, tani jam me Kosovën dhe kaq”, vazhdoi 33-vjeçari.
Duke ikur pak nga serioziteti i bisedës, Albini na tregoi se gjatë skijimit a mendon ai diçka tjetër rreth jetës apo është i fokusuar në atë që bën.
Përgjigja e tij ishte e thjeshtë dhe shumë e qartë.
“Gjatë garës time unë jam 100% i fokusuar vetëm në performancën që po e bëj. Kur garat e mia mbarojnë, atëherë mund të pushoj dhe të mendoj për gjëra të tjera”.
Tahiri, për fund na tregon momentin e tij me të mirë në botës siç edhe e quan ai, përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku fillimisht thotë se u përball me problem dhe se Kosova nuk njihej si vend, por me suksesin e tij të arritur në Pekin ndryshoi edhe çasja për sportistët kosovar.
“Momenti im më i mirë ishte ceremonia e hapjes në lojërat olimpike. Thjesht një ndjenjë e mrekullueshme që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Por, mua me pengonte diçka pasi në fillim të gjithë na shikonin si një vend i “huqt”, por tani, veçanërisht pasi unë zura vendin e 15-të në Lojërat Olimpike të Pekinit të vitit 2022, na morën seriozisht. Kështu që mund të them se fituam respektin me punë të palodhur dhe me mundin që kam vënë në paraqitjet e mia”, përfundoi djaloshi kosovar.
Një rrugë me borë, i vetëm, në tokë por jo duke ecur, me dy shkopinjë, në fortuna e në rrezik nga orteqet. Ky është Albin Tahiri, djali që përfaqësoi Komitetin Olimpik të Kosovës për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit 2018 në Korenë e Jugut. /Periskopi/