Një prej gjuajtjeve të lira më të këqija në histori u ekzekutua mbrëmë në Danimarkë

Një prej gjuajtjeve të lira më të këqija në histori u ekzekutua mbrëmë në Danimarkë

Siç do ta dinte çdokush që është munduar të luajë futboll, të shënosh nga gjuajtja e lirë është jashtëzakonisht e vështirë.

Për të mposhtur një portier nga distanca, ju duhet ta godisni topin në mënyrë perfekte teknike, me shpejtësi dhe saktësi të përsosur, transmeton Periskopi.

Kështu që, nëse dështoni t’i bëni këto, gjërat mund të shkojnë shumë keq.

Dhe këtë e dëshmon më së miri mbrojtësi i SonderjyskE, Emil Holm.

Të hënën mbrëma, 21-vjeçari dhuroi pretendentin për goditjen më të keqe të vitit në fitoren 1-0 të skuadrës kundër Vejle Boldklub.

Topi, në fakt, përfundoi jashtë stadiumit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: