Një pornostare për kryebashkiake
Çdo person ka të drejtë të ndryshojë jetën e tij, duke lënë pas të shkuarën. Një rast i tillë është për Elena Berkova. 34-vjeçarja do të kandidojë për kryetare të qytetit të saj, në Rusi, duke lënë pas punën si pornostare.
Diçka e pabesueshme, por e vërtetë. Aktorja e filmave për të rritur ka njoftuar se po planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet në qytetin në rajonin Murmansk, të pjesës veriore të Rusisë.
Me një foto në Instagram, Elena ka kërkuar nga ndjekësit e saj, që t’i tregojë se me çfarë problemesh po hasin. “Çfarë probleme keni ju në qytet? Si janë gjërat në infermieri, shkolla, shtëpi apo spitale? Dua që të di çdo gjë rreth Murmanskit! Unë jam me ju” shkruan ajo në rrjetet sociale.
Në një intervistë për radion lokale, 34-vjeçarja madje premtoi se me programin e saj politik, çdo person do të gjejë zgjidhje për problemet që kanë, sigurisht e gjitha kjo nëse merr votat e tyre.
Shumë persona kanë qenë skeptik, por kjo nuk është hera e parë që Berkova kandidon për kryetare qyteti. Në vitin 2009, ajo njoftoi se do të garojë për kryetare në qytetin Sochi dhe madje lëshoi edhe një video fushate, por kurrë nuk u regjistrua si kandidate.