“Një plumb në këmbë” – Inspektorati Policor jep detaje për plagosjen e polices

“Një plumb në këmbë” – Inspektorati Policor jep detaje për plagosjen e polices

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje shtesë ku një zyrtare policore mbeti e plagosur aksidentalisht nga kolegu i saj.

Sipas njoftimit , hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës për një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

“Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimi ne IPK`së.

E rëndë: Një zyrtar policor plagos aksidentalisht kolegen e tij në Prishtinë

Shpërndaje në: