Një pjesë të Parkut Nacional të Sharrit e përfshin zjarri, bëhet thirrje për ndihmë në shuarjen e tij

Një pjesë të Parkut Nacional të Sharrit e përfshin zjarri, bëhet thirrje për ndihmë në shuarjen e tij

Zjarri e ka përfshirë zonën menaxhuese në Oshlak të Sharrit, ku është kërkuar ndihmë për shuarjen e tij.

Në faqen zyrtare të Parkut Nacional të Sharrit në Facebook u është bërë thirrje banorëve në vendbanimet përreth dhe dashamirësve të natyrës që të ndihmojnë në shuarjen e këtij zjarri.

“Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqen e pishave”, thuhet në njoftim.

Në thirrjen për ndihmë është lënë edhe një numër telefoni për të gjithë ata që duan t’i dalin në ndihmë për shuarjen e këtyre zjarreve.

“Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në: