Një pjesë e bebes mbetet në trupin e nënës deri në 38 vjet
Ka një arsye se përse fëmijët gjithmonë janë të lidhur më shumë me nënën sesa me babanë.
Kjo për shkak se qelizat e tyre asnjëherë nuk largohen krejtësisht nga trupi i nënës; disa prej qelizave mbesin në trupin e nënës dhe kryejnë mrekulli të ndryshme mjekësore – fenomen i njohur si mikromonstra fetomatariane, transmeton Telegrafi.
Fjala mikromonstër rrjedh nga ideja se nëna është një version më i vogël i monstrës mitike greke.
Sidoqoftë, qelizat në fjalë nuk qëndrojnë së koti në trupin e nënës; ato e shërojnë nënën, e mbrojnë, madje edhe ua zgjasin jetëgjatësinë.
Ky fenomen fillimisht është zbuluar nga georg Schmorl, një shkencëtar gjerman i shekullit 19-të.
Qelizat fetale janë me të vërtetë magjike, por kjo nuk është befasi sepse vetë bebet janë magjike.
Këto qelizat besohet se e kanë aftësinë natyrale për ta parandaluar rritjen anormale të qelizave të gjirit, rrjedhimisht duke ua zvogëluar nënave rrezikun e kancerit në gji.
Veç kësaj, qelizat fetale, sipas ekspertëve, besohet se ua zvogëlojnë nënave edhe shanset për të zhvilluar sëmundje neurodegjeneruese, siç është ajo e Alzheimerit, Parkinsonit, etj.
Qelizat fetale e shpejtojnë edh procesin shërues të plagëve të shtatzënisë, por edhe gjakderdhjen e brendshme.
Por, si çdo e mirë që e ka një të keqe, e keqja e këtyre qelizave është se kanë mundësi ta dobësojnë sistemin e imunitetit të nënës. /Telegrafi/