Një pjatë me fasule në javë zvogëlon rrezikun nga këto sëmundje
Kohët e fundit, hulumtuesit në Qendrën Harvard për Shëndetësi kanë gjetur se një dietë e pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceri.
Studimet kanë treguar se gratë që kanë konsumuar fasule një herë në javë kishin një shans 24 për qind më pak të prekjes nga kanceri i gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip 2, tension të lartë dhe kancerin në zorrën e trashë.
Hulumtimi i fundit është kryer në 120 pacientë që vuajnë nga diabeti tip 2 dhe ka treguar se marrja e rregullt e fasules është një zgjidhje e shkëlqyer për uljen e presionit të gjakut. Fasulet parandalojnë një rritje të shpejtë të glukozës në gjak pas një vakti.
Fasulet përmbajnë shumicën e aminoacideve esenciale, në kombinim me drithëra. Përveç proteinave, ato ofrojnë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, kalciumit, magnezit dhe zinkut. Po ashtu, janë një burim i mirë i vitaminës B, transmeton KosovaPress.
Përmbajtja e lartë e fibrave është përgjegjës për tretje të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.