Një person theret me thikë në Deçan, dërgohet në QKUK

Një person theret me thikë në Deçan, dërgohet në QKUK

Një person është therur me thikë sot në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur pas një incidenti që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë””, tha ai.

Shpërndaje në: