Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri, policia jep detaje
![Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri, policia jep detaje](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-533x300-1.jpg)
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë një person është sulmuar me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij.
Në raportin 24 oresh, policia ka treguar se sulmi ka ndodhur derisa viktima ishte duke shkuar në shtëpi.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.