Një person gjendet i vdekur në Rrugën e Kombit, dyshohet se u përplas nga vetura

Një person gjendet i vdekur në Rrugën e Kombit, dyshohet se u përplas nga vetura

Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin e rrugës ku ndahen aksi i Rrugës Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Ata kane konstatuar viktimën gjatë punës rutine që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajete është gjetur pranë trafikndarseve dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasoje e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.

Shpërndaje në: