Një përson dyshohet për kontrabandim me migrantë, policia gjenë katër shtetas të huaj në Gjilan
Policia e Kosovës ka gjetur një rast të kontrabandimit me migrantë (dy sirian dhe dy irakian), personi i dyshuar me vendim të prokurorit është liruar ndërsa shtetasit e huaj janë akomoduar.
Raporti i Plotë:
“Fsh. Livoq i Ulët, Gjilan 11.09.2024, 12:40. Njësia policore gjatë patrullimit në një objekt përcjellës pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë hasur në katër persona (dy sirian dhe dy irakian). Lidhur me rastin personat e lartcekur janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit dy shtetasit irakian dhe dy sirian janë akomoduar në afat prej 15 ditëve, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”. Policia e Kosovës