Një përgjigje për miqësinë midis Perëndimit e Rusisë

Një përgjigje për miqësinë midis Perëndimit e Rusisë

Në shekullin XXI, me shqetësimet në rritje se presidenti Vladimir Putin mund ta ketë qëllimin provokimin e një Lufte të re të Ftohtë, një pyetje e ngjashme mund të shtrohet për Rusinë e ditëve moderne, shkruan “The Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”. Nocioni që Perëndimi disi “e ka humbur” Rusinë, natyrisht se qëndron, në supozimin se Rusia, që është përkushtuar në përmbysjen e kapitalizmit të stilit perëndimor qysh prej Revolucionit Bolshevik më 1917, ka mundur disi, që menjëherë pas rënies së Perdes së Hekurt më 1989, të bëhet mike me Perëndimin.

Siç shpjegon Peter Conradi në “Who Lost Russia? How the World Enetered a New Cold War” (Kush e humbi Rusinë? Si Hyri Bota në një Luftë të re të ftohtë), ka pasur pritje të mëdha që do të mundë të krijohej njëfarë mirëkuptimi ndërmjet fuqive të Moskës dhe Perëndimit, të cilat Bashkimi i vjetër Sovjetik ishte munduar t’i shkatërronte aq shumë, për kaq gjatë.

Nuk është ky optimizëm i gabuar, përderisa Mikhail Gorbachev, reformat e të cilit kishin nxitur zhdukjen e bllokut komunist, mbanin kontrollin. Margaret Thatcher ishte e njohur për mënyrën sesi e kishte përshkruar Gorbachevin si një burrë me të cilin ajo “mund të bënte biznes”, një rekomandim që presidenti George HW Bush e mori kur udhëtoi në Moskë më 1991 për atë që ishte quajtur si takimi i parë pas Luftës së Ftohtë ndërmjet rusëve dhe amerikanëve.

Gorbachev ishte aq i kënaqur me përgjigjen pozitive të Bushit ndaj idesë që të dyja shtetet duhej të punonin së bashku për të zgjedhur problemet e botës, saqë ai e cilësoi diskutimin e tyre në Pallatin e Madh të Kremlinit si “moment i lavdishëm” për qasjen e tij të re ndaj politikave të huaja.

Shpërndaje në: