Një nuse si ajo e Strakoshës, i bën surprizë vjehrrit dhe vjehrrës në 30 vjetorin e martesës
Dje, në ditën e të dashuruarve shumë personazhe të botës së sportit kanë festuar “Shën Valentinin”.
Por për Strakoshën, ish-portierin e Kombëtares data 14 shkurt ishte përvjetori i 30-të i lidhjes me bashkëshorten.
Për ta kaluar sa më bukur dhe nën një atmosferë romantike, mendoi partnerja e portierit të Lazios, Thomas Strakosha.
Esther Adjoa u kujdes shumë për të bërë të lumtur vjehrrin dhe vjehrrën, duke zbukuruar ambientin me tullumbace dhe petale trëndafili.
Videon e ka shpërndarë bukuroshja në Instagram, duke shkruar: “Gëzuar 30-vjetorin e dashurisë”.