Një ngatërresë shpiku 1 prillin: Ç’duhet të dini për ‘Ditën e Gënjeshtrave’

Një ngatërresë shpiku 1 prillin: Ç’duhet të dini për ‘Ditën e Gënjeshtrave’

Tradita e kësaj dite ka nisur në Francë, kur në vitet 1500, u ndryshua kalendari nga ai Julian në atë Gregorian, duke bërë kështu që 1 janari “i vjetër” të bëhej 1 prill. Megjithatë, siç thuhet, kishte ende njerëz të cilët Vitin e Ri e festonin me kalendarin e vjetër pra, më 1 prill, duke menduar se ishte akoma 1 Janar. Këta u quajtën ‘Budallenj’ dhe 1 prilli dita e tyre, pra- “Dita e Budallenjve”.

Më pas, kjo datë u kthye në një traditë argëtuese nga britanikët, të cilët në vitet 1800 filluan t’i bënin njëri-tjetrit rrengje më 1 prill. Aq seriozisht u morën këto shaka, sa filluan të praktikoheshin edhe nga institucionet prestigjioze, si përshembull BBC e cila në 1957-ën, botoi një artikull ku thuhej se “të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë.”

Ndërsa tani, rrëngjet janë kufizuar thjesht në gënjeshtra “të bardha” (ose jo edhe aq të bardha) që ne i bëjmë njëri-tjetrit, në çdo 1  prill. Edhe pse mund ta dimë se është 1 prilli, çuditërisht gjithmonë duket sikur e harrojmë, dhe biem pre e rrëngjeve që na bëhen.

Si festohet nëpër botë?

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

Në Francë, fëmijët e kanë traditë që t’i vendosin njëri tjetrit në shpinë një letër në formë peshku. Kurse në vendin tonë, Dita e Gënjeshtrave luhet plot 24 orë, ndoshta edhe më tepër dhe sigurisht përpiqemi që skenari i hileve dhe mashtrimeve të jetë sa më i besueshëm dhe i rëndë për “të mashtruarin”.

A është Dita e Gënjeshtrave pushim?!

Sigurisht që po, është pushim zyrtar nga mëngjesi në darkë.

Shpërndaje në: