Një nga 50 më të kërkuarit nga policia shqiptare, arrestohet 61-vjeçari, autor i dy vrasjeve

Një nga 50 më të kërkuarit nga policia shqiptare, arrestohet 61-vjeçari, autor i dy vrasjeve

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vite për vrasje të dyfishtë në vitin 2011, është arrestuar një ditë më parë në Fier.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.

Pacani ishte në listën e 50 më të kërkuarve nga Policia e Shtetit.

“Gjatë operacionit, u kap në një banesë në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe u vu në pranga shtetasi:

Pjetër Pacani, 61 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Laç.

Në banesën ku u kap ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.

Ky shtetas është përfshirë në listën me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, sepse më datë 18.01.2011, pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ka vrarë me armë zjarri 2 shtetas.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shpërndaje në: