Një në pesë vdekje në botë shkaktohet nga dietat e këqija
Por, studimi i fundit i ekspertëve ndërkombëtarë, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, tregon se pothuajse në të 195 vendet e anketuara, njerëzit hanë shumë nga llojet e gabuara të ushqimit dhe konsumojnë nivele të ulëta të prodhimeve më të shëndetshme, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Sipas studimit, dietat më të rrezikshme janë ato që përmbajnë shumë kripë, pak drithëra dhe pak pemë.
Sasitë e vogla të arrave, farave, perimeve, prodhimeve të detit dhe fibrave janë vrasës të tjerë të mëdhenj, thuhet në studim, transmeton Radio Evropa e Lirë.
“Dieta është një nga drejtuesit dominues të shëndetit në mbarë botën”, tha autori i studimit, Christopher Murray, drejtor i Institutit për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.
Studimi shqyrtoi trendet e konsumit dhe të sëmundjeve midis viteve 1990-2017.