Një në 5 vajza bie pre e bullizmit për shkak të menstruacioneve
Një në pesë vajza ose gra të reja kanë rënë pre e bullizmit për shkak të menstruacioneve.
Sipas një studimi të ri shumë prej tyre e vuajnë në heshtje.
Nga 20% e 14-21 vjeçareve që pranuan se kishin rënë prej e bullizmit, 49% e tyre nuk kishte folur me asnjë njeri rreth ngacmimeve që u përballën.
67% e vajzave të pyetura thanë se bullizmi ndodhte kryesit në shkolla dhe 66% e tyre thanë se nuk kanë hyrë në mësim për shkak të periodave.
Sipas studimet ende femrat e ndjenjë stigmën e përhapur rreth menstruacioneve. Madje u vjen turp të flasin për periodat e tyre, edhe me shoqet.
Edhe kur mbarojnë shkollën e mesme, hyjnë në shkollën e lartë apo në punë, menstruacionet mbeten tabu.
Shumë gra fshehin tamponat dhe e kanë të vështirë të flasin për simptomat e periodave, edhe nëse kjo ndikon në aftësinë e tyre për të punuar.
Studimi u publikua nga Plan International UK.