Një ndryshim me rëndësi në ndeshjen Gjilani – Liepaja në Konferencë Ligë
UEFA ka tërhequr sot shortin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Në këtë raund, Drita do të takohet me ekipin finlandez, Inter Turku, Gjilani me ekipin nga Letonia, FK Liepaja, kurse Llapi me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti.
Sipas orarit të publikuar ditën nga UEFA, tri skuadrat kosovare parashihej që skuadrat kosovare ndeshjet e dyta t’i zhvillonin si vendase.
Por, duke marrë parasysh se vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret e UEFA-s për ndeshjet ndërkombëtare, shtëpia e futbollit evropian ka ndryshuar orarin për ndeshjen e Gjilanit.
Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do e zhvillojë ndeshjen e parë si vendase, kurse të dytën në udhëtim.
Kështu ka njoftuar edhe kundërshtari i gjilanasve, FK Liepaja. Pra, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 korrik në Prishtinë, kurse e ajo e kthimit më 14 korrik në Letoni.