Një ndeshje futbolli në Rumani përfundoi me rezultatin 50-0: Është e vështirë të imagjinohet se si shënohet një gol çdo 90 sekonda
Një ndeshje futbolli në Rumani u mbyll me rezultatin e pabesueshëm 50-0, ishte ndeshja mes Urban Titu dhe skuadrës Progresu Matasaru.
Ndeshja u luajt në fazën e parafundit të kampionatit të të rinjve U19 në Dambovița dhe Federata e Futbollit raportoi rezultatin e paimagjinueshëm dhe njoftoi se do të merrte masa.
Ky rast do të diskutohet në mbledhjen e Komisionit Disiplinor dhe Etikës të AJF Dambovita, ku do të ftohen përfaqësuesit e dy skuadrave, gjithashtu edhe gjyqtarët e ndeshjes.
“Është e vështirë të komentosh atë që ndodhi atje. Unë u trondita kur pashë rezultatin… edhe në një nivel të tillë, është e vështirë të imagjinohet se si mund të shënohet një gol çdo 90-100 sekonda! Aq më tepër që fusha në Matasaru është larg të qenit një tavolinë bilardoje!”, tha Ionuț Draganescu, përfaqësuesi i Strajerii Targoviste, skuadra që kryesonte renditjen.