‘Një mollë në ditë e mban doktorin larg’: E vërtetë apo mit?
A e dini se fraza “An apple a day keeps the doctor away” (Një mollë në ditë mban doktorin larg), u krijua në vitin 1913 dhe bazohet në një fjalë të urtë nga Pembrokeshire, Angli, që nisi në vitin 1866?
Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e më shumë mollëve nuk lidhet me më pak vizita te mjeku, por sidoqoftë, shtimi i mollëve në dietën tuaj ushqimore mund të ndihmojë në përmirësimin e disa aspekteve të shëndetit tuaj. (via Trusted Source).
Vlera ushqyese
Mollët janë të mbushura me lëndë ushqyese të rëndësishme përfshirë fibra, vitamina C dhe K, minerale dhe antioksidantë.
Në veçanti, vitamina C vepron si një antioksidant për të neutralizuar përbërjet e dëmshme të njohura si “radikale të lira” dhe na mbron nga sëmundjet.
Mollët mbështesin shëndetin e zemrës
Studimet tregojnë se ngrënia e më shumë mollëve mund të shoqërohet me një rrezik më të ulët të disa gjendjeve kronike, përfshirë sëmundje të zemrës.
Në fakt, një studim në mbi 20,000 të rritur zbuloi se konsumimi i sasive më të larta të frutave dhe perimeve, përfshirë mollët, lidhej me një rrezik më të ulët të goditjeve në tru.
Kjo mund të jetë për shkak të pranisë së flavonoideve që gjenden në mollë, të cilat janë përbërje që zvogëlojnë inflamacionin dhe mbrojnë shëndetin e zemrës.
Mollët janë gjithashtu të mbushura me fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit, të dyja këto janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.
Kanë përbërje që luftojnë kancerin
Mollët kanë disa përbërje që mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të kancerit, duke përfshirë antioksidantë dhe flavonoide
Sipas një rishikimi të 41 studimeve, konsumimi i një sasie më të lartë të mollëve u shoqërua me një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të kancerit të mushkërive.
Studime të tjera sugjerojnë që një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të mbrojë kundër kancerit të stomakut, zorrës së trashë, mushkërive dhe ezofagut.
Sidoqoftë, nevojitet më shumë hulumtim për të vlerësuar efektet e mundshme antikancerogjene të mollëve dhe për të përcaktuar nëse mund të përfshihen faktorë të tjerë.
Përfitime të tjera shëndetësore
– Humbja e peshës
Për shkak të përmbajtjes së tyre në fibra, mollët nxisin ndjenjën e ngopjes, ulin marrjen e kalorive dhe rrisin humbjen e peshës.
– Shëndeti i kockave
Studimet e njerëzve, kafshëve dhe provëzave kanë zbuluar se ngrënia e një sasie më të lartë të frutave mund të shoqërohet me forcim të kockave dhe një rrezik më të ulët të osteoporozës.
– Ulja e rrezikut nga diabeti
Sipas një rishikimi të disa studimeve, ngrënia e një molle në ditë ishte e lidhur me një rrezik rreth 28% më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2, krahasuar me ata që nuk hanin asnjë mollë.
Dobësitë e mundshme
Të hash një mollë çdo ditë nuk ka gjasa t’ju dëmtojë shëndetin.
Sidoqoftë, ngrënia e shumë mollëve çdo ditë mund të shkaktojë disa efekte anësore të pafavorshme.
Në veçanti, rritja e shpejtë e marrjes së fibrave për një periudhë të shkurtër kohe mund të shkaktojë simptoma si gazra, fryrje dhe dhimbje stomaku.
Ashtu si frutat e tjera, mollët gjithashtu përmbajnë karbohidrate. Ndonëse ky nuk është problem për shumicën e njerëzve, ata që ndjekin një dietë me karbohidrate të ulëtaose ketogjene mund t’ju duhet ta moderojnë konsumin e mollëve.