Një miqësore me goxha ritëm, Shqipëri solide kundër një kundërshtar si Uellsi, gjithçka mbyllet me një barazim
Sapo është mbyllur miqësorja mes Shqipërisë dhe Uellsit.
Skuadra e Shqipërisë ka arritur që të nxjerrë një barazim ndaj një kundërshtari si Uellsi i cili edhe është pjesëmarrës në Euro 2020, transmeton Periskopi.
Raste në pjesë të parë kishte më shumë Shqipëria ku pati 2 goditje drejt portës, në pjesën e dytë ndeshja u ndez edhe më shumë, ku u inkuadrua edhe Bale për të çbllokuar rezultatin, por 4 herë kampioni i Evropës nuk mund të bënte gjë kundër një Shqipërie solide dhe kompakte.
Shqipëria ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Çekisë të marten./Periskopi