Një minutë ju duhet që t’i lironi hundët e bllokuara
![Një minutë ju duhet që t’i lironi hundët e bllokuara](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/11/hundet-600x360-1.jpg)
Një metodë shumë e lehtë dhe efikase.
Tani sapo ka hyrë periudha e gripit dhe një nga simptomat më të bezdisura janë dhe hundët e bllokuara.
Sipas virozës së stinës bllokimi i tyre zgjat edhe pasi temperatura është larguar. Nëse për ju nuk ka funksionuar asgjë apo asnjë ilaç ndoshta kjo mënyrë do t’ju ndihmojë:
Vendosni napa të ngrohta tek hunda: Merrni një napë ose top pambuku dhe ngroheni.
Vendoseni mbi hundë, kujdes temperatura duhet të jetë e përshtatshme aq sa ta durojë lëkura.
Nxehtësia shkrin mukuset e ngurta. Pas këtij veprimi lani hundën me ujë të ngrohtë dhe kripë.