Një mars i tmerrshëm për ekipet kombëtare të Kosovës, askush s’arriti të fitonte

Një mars i tmerrshëm për ekipet kombëtare të Kosovës, askush s’arriti të fitonte

Muaji mars ishte i tmerrshëm për ekipet kombëtare të Kosovës.

Në këtë muaj, asnjëri prej ekipeve zinxhirë të “Dardanëve”, përfshirë këtu edhe Kombëtaren A, nuk arriti ta shijonte fitoren.

Vedat Muriqi me shokë i regjistruan dy barazime në kualifikimet për Euro 2024, e morën një pikë të vlefshme në Izrael, por pas pak ditësh dëshpëruan në shtëpi me Andorrën, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, Kosova U-21 e Afrim Tovërlanit u mposht nga Turqia dhe barazoi me Moldavinë.

E Kosova U-16 e Arbnor Morinës i pësoi tri humbje në këtë muaj, nga Maqedonia e Veriut, nga Bullgaria dhe nga Gjibraltari.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e Kosovës A dhe të shpresave gjatë muajit mars.

Rezultatet

Izraeli 1:1 Kosova

Kosova 1:1 Andorra

Moldavia U21 0:0 Kosova U21

Turqia U21 4:2 Kosova U21

Bullgaria U16 2:0 Kosova U16

Kosova U16 1:2 Gjibraltari U16

Maqedonia e Veriut U16 5:1 Kosova U16

Shpërndaje në: