Një lider i vërtetë – Ky ishte fjalimi i Ibrahimovic që nxiti lojtarët ta fitojnë ndeshjen ndaj Veronas

Një lider i vërtetë – Ky ishte fjalimi i Ibrahimovic që nxiti lojtarët ta fitojnë ndeshjen ndaj Veronas

Zlatan Ibrahimoviç nuk u afrua nga Milani vetëm për kontributin e tij në fushë, por edhe për mënyrën se si është kthyer në liderin e një grupi lojtarësh të rinj.

Eksperienca e tij si fitues në disa prej klubeve më të njohura në botë, e ka bërë atë një element të domosdoshëm për Milanin dhe kjo është kuptuar më së miri para ndeshjes me Veronën.

Aty, Ibrahimiovic ka mbajtur një fjalim motivues para ekipit, të cilin e ka zbuluar pas sfidës vetë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.“Para ndeshjes, Zlatan tha një gjë shumë të bukur:

‘Lojtarët e Milanit kujtohen për atë që kanë fituar. Nëse duam që të na kujtojnë ne, kemi tre ndeshje në dispozicion’”, zbuloi Pioli fjalët me të cilat Ibrahimoviç kishte nxitur ekipin që të mundte Veronën e të vazhdonte rrugëtimin drejt titullit kampion.

Shpërndaje në: