Një lajm i papritur për iPhone 8
Megjithëse kompania Apple e ka bërë praktikë lansimin e një iPhone të ri për çdo vit, duket se ndryshe qëndron puna me iPhone 8.
Analistët e Bankës Gjermane, në bazë të një hulumtimi kanë konstatuar se lansimi i iPhone 8 do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, shkruan Bussines Insider.
“Raportet tregojnë se në këtë vit nuk do të ketë iPhone 8. Për shkak të disa ndryshimeve të mëdha teknike që pritet t’i ketë iPhone 8, duket se Apple nuk është ende e gatshme ta bëjë lansimin e tij brenda këtij viti”, shkruhet në raportin e Bankës Gjermane./Periskopi/