Një koalicion i ri e i madh për Gjermaninë – dhe për Evropën

Një koalicion i ri e i madh për Gjermaninë – dhe për Evropën

NJU JORK – Miqtë e Gjermanisë dhe Evropës anë-e-mbanë botës kanë frymuar lirshëm nga lehtësimi për vullnetin që kanë Social-demokratët [SPD] dhe Demokratët Kristianë të Merkelit për të negociuar përsëritjen e një koalicioni të madh qeveritar. Botës i vyen një Gjermani e fortë që sheh përpara drejt një BE-ja më dinamike. Një koalicion i madh që punon me qeverinë e Presidentit francez Emmanuel Macron do të ishte një gjë e mirë.

Vendimi fillestar i SPD-së për të mbetur në opozitë pas rezultateve zhgënjyese elektorale në shtator mund të ketë qenë i sinqertë, siç ishte i bujshëm. Por nuk është koha për diçka të tillë. Diplomacia thuajse gjithkund është e përçarë.

Shtetet e Bashkuara kanë një president psikologjikisht jostabil, me një kabinet plutokratik [pushtet i të pasurve], dhe me një shumicë republikane në kongres. Evropa është në agoninë e një varg krizash ekonomike, politike, sociale dhe institucionale. Kina, në të kundër, është dinamike dhe po bëhet edhe më e pranishme në sferën globale – duke ofruar arsye të mira pse BE-së i duhet një lidership energjik e i angazhuar në partneritet konstruktiv me Kinën për iniciativa kyqe [shembull, ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme përgjatë Euroazisë].

Shkurtimisht, kjo është një kohë kritike për Gjermaninë dhe Evropën që të ofrojnë vizion, stabilitet dhe lidership global. Dhe kjo domosdoshmëri zgjatohet te Kancelarja Angela Merkel dhe partia e saj [CDU], te partia motër e saj bavareze [CSU] dhe te Partia Social-Demokrate [SPD].

Por, CDU/CSU dhe SPD nuk duhet thjesht të bëjnë më shumë se të zgjatojnë qeverisjen e kaluar, e cila ishte shumë mendjengushtë në pikëpamje dhe në temperament. Botës dhe Evropës i vyen një Gjermani që sheh nga jashtë, dhe që ofron inovacion më të madh institucional dhe financiar, në mënyrë që Evropa të jetë një homolog i vërtetë dhe i rëndësishëm ndaj ShBA-së dhe Kinës për çështjet globale. E them këtë si dikush që beson në angazhimin e Evropës për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm, një kërkesë kjo kyqe për kohën tonë.

Rritja ekonomike që është inkluzive në mënyrë sociale dhe në mënyrë ambientale e qëndrueshme, është një ide evropjane, e cila u përqafua globalisht në Agjendën e 2030 të OKB-së dhe në 17 qëllimet zhvillimore, ashtu si marrëveshja për klimën e vitit 2015. Përvoja evropjane me demokracinë sociale dhe me demokracinë kristiane e bëri të mundur vizionin global. Por tash që agjenda e saj është adaptuar botërisht, lidershipi evropjan në zbatimin e tij është bërë esencial.

Një koalicion qeverisës në Gjermani duhet të ndihmojë që ta bëj Evropën të jetë udhëheqëse. Presidenti francez Emmanuel Macron ka ofruar disa ide të rëndësishme: një ministër evropjan i financave; financimi për një program investuar evropjan; më shumë theksim në inovacion; taksa financiare të transaksionuara për të financiuar ndihmat në rritje drejt Afrikës, ku Evropa ka interesa strategjike në një zhvillim afatgjatë; dhe një harmonizim taksash më i përgjithshëm.

Për dallim nga gjermanët që e kundërshtojnë një ide të tillë,  ministri evropjan i financave dhe Eurobondi [një lidhje internacionale me Evropën] nuk do të dhe do të duhej të çonte në një shthurrje fiskale, por më shumë në rivitalizimin e rritjes së investimeve të gjelbra në Evropë. Kina ka propozuar që të ndërtojë një infrastrukturë të gjelbër që do të lidhte Azinë Juglindore dhe Azinë Qëndrore me Evropën. Kjo është koha për Evropën që të ofrojë një vizion të rëndësishëm për çështjen, dhe të krijojë patneritet me Kinën për të rinovuar infrastrukturën e Euroazisë me një të ardhme me më pak karbon.

Nëse Evropa i luan letrat e saj si duhet, ekselenca shkencore dhe teknike e Evropës do të mund të lulëzonte në një vizion të tillë. Nëse jo, të gjithë do të duhej të ngisnim makina elektrike kineze që do të mbusheshin nga pajisjet kineze në të ardhmen, e ndërsa industria automobilistike e Gjermanisë do të bëhej një fusnotë historike.

Ministri evropjan i financave duhet, për më shumë, që përfundimisht t’i japë fund agonisë së vetëshkaktuar evropjane pas makthit të krizës financiare të 2008s. Është e vështirë të besohet, por kriza e Greqisë vazhdon edhe sot e kësaj dite, në shkallën e Depresionit të Madh, dhjetë vjet pas kulmit të krizës.

Kjo ndodh sepse Evropa është e paaftë, dhe Gjermania e pavullnetshme, që të pastrojë rrëmujën financiare [përfshirë borxhet e papaguara të Greqisë] në një mënyrë korrekte dhe përpara-këqyrëse [ngjashëm si marrëveshja e Londrës e vitit 1953 për borxhet e jashtme Gjermane, siç e kanë përsëritur vazhdimisht miqtë e Gjermanisë]. Nëse Gjermania nuk ndihmon në udhëheqjen e kësaj çështjejeje, Evropa si e tillë do ta përballë një krizë të zgjatur me reperkusione ose pasoja të mëdha sociale, ekonomike e politike.

Brenda tri javësh, Macroni do t’iu bëj thirrje liderëve botëror në Paris në përvjetorin e dytë të akordit për klimën. Franca duhet gjithsesi të ketë fjalën këtu, por poashtu duhet ta ketë edhe Gjermania. Gjatë presidencës së Gjermanisë së G20-s, Merkel i mbajti 19 nga 20 anëtarët e këtij grupi të përkushtuar në marrëveshjen e parisit, pavarësisht përpjekjes së turpshme të Donald Trumpit që ta prishte atë.

Po, korrupsioni në politikën e ShBA-së [posaqërisht fushata e financuar nga industria e gazit dhe e naftës] e ka kërcënuar konsensusin global për ndryshimet klimatike. Por Gjermania mbeti e vendosur. Koalicioni i ri duhet të sigurohet që tranzicioni energjetik i vendit t’i mbërrijë qëllimet e vendosura nga qeveria e kaluar për vitin 2020. Këto angazhime të mbërritshme e të rëndësishme nuk duhet të jenë pjesë të pazareve në bisedat për koalicion.

Një aleancë mes CDU/CSU-SPD, që punon me Francën dhe pjesën tjetër të Evropës, mundet dhe duhet të bëj më shumë për ndryshimet klimatike. Më e rëndësishmja, Evropës i vyen një plan energjik e i krahasueshëm për të dekarbonizua krejtësisht planetin deri në vitin 2050.

Kjo aleancë do të bënte të mundshme një politike të re të jashtme për Evropën, një që promovon paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm, që mbështetet nga angazhimet e reja të sigurisë që nuk varen shumë në ShBA-të. Evropa, si një magnet për qindra miliona njerëz që migrojnë për arsye ekonomike, mund dhe duhet, të marrë kontrollin e kufijve të saj, duke e lejuar atë të forcojë e fuqizojë limitet e nevojshme për çështjen e migrimit.

Termet politike të këtij koalicioni të madh, duket se janë të qarta. SPD-ja duhet të heqë dorë nga lidershipi në politikat ekonomike dhe financiare, ndërsa CDU/CSU duhe ttë mbajë kancelaritetin. Ky do të ishte një koalicion i vërtetë, jo ai që do ta varroste politikisht SPD-në ose që do t’i mohonte mjetet për të shtyer përpara agjendën e saj të gjelbër, inkluzive, e të përkushtuar edhe në çështjet e BE-së.

Me Merkelin dhe Martin Shulzin si udhëheqës, qeveria gjermane do të ishte e shkëlqyer, e përgjegjshme dhe në duar të njerëzve me përvojë. Miqtë e Gjermanisë dhe shumë përkrahës të zhvillimit të qëndrueshëm global, po shpresojnë se kjo do të ndodh.

Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: