Një kandidat befasues është shfaqur si pasardhësi i mundshëm Ancelottit në Real Madrid

Një kandidat befasues është shfaqur si pasardhësi i mundshëm Ancelottit në Real Madrid

Mediat në Spanjë spekuluan këtë javë se Ancelotti është gati të largohet nga posti i tij në fund të sezonit, por që trajneri italian 65-vjeçar i mohoi këto akuza.

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka qenë prej kohësh favorit për të zëvendësuar Ancelottin.

Megjithatë, CEO i Leverkusen Fernando Caro tha këtë javë se ai pret që ish-mesfushori të mbetet në klub edhe përtej këtij sezoni, transmeton GazetaBlic Sport.

Për këtë arsye Reali mund t’i drejtohet Iraolës, i cili drejton momenatlisht skuadrën e Bournemouth – një nga surprizat më të këndshme në Premier League.

Trajnerit 42-vjeçar i kanë mbetur vetëm 18 muaj nga kontrata e tij me Bournemouth, kurse ai drejtoi Rayo Vallecanon për tre vjet përpara se të fillonte aventurën e tij në Angli.

Shpërndaje në: