Një instruktore palestre thotë se ‘ecja është pjesa më e rëndësishme e stërvitjes së saj javore’
Pas tetë vitesh si instruktore palestre, dhe ndonjëherë duke kaluar mbi 4 orë në një biçikletë, Charlee Atkins, themeluese e Le Sweat në podcast-in “The Well + Good”, thotë se trupi i saj “s’mund të duronte më”.
Ajo, së bashku me ekspertë të tjerë fitnesi, flasin për rëndësinë e mendësisë që njerëzit duhet të kenë në lidhje me aktivitetin fizik dhe se mentaliteti “gjithçka ose asgjë” mund të jetë i dëmshëm dhe rraskapitës.
Atkins thotë se këto ditë, ka zëvëndësuar seancat e saj maratonë dhe me një rutinë të ngarkuar fitnesi dhe tani po provon qoftë edhe një shëtitje, si një nga mënyrat e saj të preferuara për të lëvizur.
“Ajo që po bëj tani është të eci më shumë. Po ushtrohem pak më pak, po ushqehem më mirë dhe po i kushtoj më shumë kohë vetes. Nuk jam ndjerë kurrë më mirë.”
Edhe instruktorë të tjerë thonë kanë filluar të marrin 1-2 ditë pushim nga stërvitja, për ta zëvëndësuar atë me një ecje apo një shëtitje me qentë e tyre.
Pra, nëse stërvitja ka filluar të ndihet si “një punë e detyruar”, a rekomandohet një ndryshim i ritmit?
– Ekspertët pohojnë duke thënë se “çdo lëvizje që bëni gjatë ditës ka rëndësi. Më e rëndësishmja është që po lëvizni!
Dove Harry Pino, fiziolog, thotë:
“U them gjithmonë njerëzve, thjesht dilni dhe ecni. Qoftë edhe për 10 minuta, të paktën bëni diçka. Do të ndiheni shumë, shumë më mirë.”