Një i vdekur si pasojë e shpërthimit të cisternës në Pejë

Një i vdekur si pasojë e shpërthimit të cisternës në Pejë

Një burrë ka vdekur në Pejë, pas shpërthimit të një cisterne, në afërsi të një pompe.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.

 

Ndryshe, më herët, Policia e konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Tahir Zemaj”.

Shpërndaje në: