Një i vdekur dhe 22 të lënduar pas përleshjes së tifozëve me policinë në Argjentinë
Skenat e dhunës janë rikthyer në futbollin argjentinas.
Një tifoz ka mbetur i vdekur nga përleshjet ndërmjet tifozëve dhe pjesëtarëve të policisë.
Gjithashtu, 22 persona, respektivisht policë, kanë mbetur të lënduar nga ky incident.
Në San Luis, gjatë ndeshjes Independiente Ridavivia – Velez Sarsfield, e vlefshme për kupën kombëtare, ka shpërthyer një përleshje e vërtetë ndërmjet tifozëve të Independientes, shumë prej tyre pa bileta, dhe të forcave të rendit.
Sipas mediumit argjentinas “Ole”, tifozi i ndjerë fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej një kontrolli dhe më pas thuhet se ka pasur sulm kardiak, pas së cilit s’ka mundur të mbijetojë.
Amerika e Jugut njihet si vatër e incidenteve në mes të tifozëve dhe policisë dhe jo rrallë ndodh të ketë edhe viktima.