Një haker u përpoq të shiste dokumente të vjedhura ushtarake për 200 dollarë

Hulumtuesit në firmën e sigurisë kibernetike Recorded Future publikuan kohët e fundit një raport për një nga gjetjet më interesante.
Ata kanë zbuluar se si një haker u përpoq të shiste dokumente ushtarake, libra të mirëmbajtjes, udhëzues trajnimesh dhe listat e avionëve ushtarak.
Madje hakeri kërkonte nga 150 deri në 200 dollarë për dokumentacionin, një çmim i lirë.
Hakeri po reklamonte dokumentet si informacion të klasifikuar, por ndërsa ato janë vënë në dispozicion vetëm për ushtrinë dhe kontraktorët e saj, ato nuk janë të klasifikuara.