Një grup veprimtarësh nga diaspora kanë një kërkesë për liderët shqiptarë: Zhvilloni një strategji të përbashkët për të mbrojtur interesat kombëtare
Një grup veprimtarësh të pavarur nga trojet shqiptare e nga diaspora kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
Përmes letres, ata kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve të koordinuara për të adresuar sfidat e reja politike dhe ekonomike që po prekin rajonin.
Në letër theksohet mes tjerash se konteksti i ri gjeopolitik ka pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin politik dhe zhvillimin në Evropën Juglindore. Përballë këtyre sfidave, është thelbësore që përfaqësuesit shqiptarë të zhvillojnë një strategji të përbashkët për të mbrojtur dhe avancuar interesat kombëtare, thuhet më tej në letër.
Të nënshkruarit propozojnë krijimin e një platforme të përbashkët kombëtare, ku përfaqësues legjitimë nga të gjitha viset shqiptare duhet të identifikojnë interesat dhe prioritetet strategjike, duke ndërtuar një qasje të unifikuar për t’iu përgjigjur sfidave globale. Ata theksojnë rëndësinë e prezantimit të këtyre qëndrimeve dhe prioriteteve në mënyrë proaktive para administratës së re amerikane, me qëllim përfaqësimin e interesave shqiptare në rendin e ri global.
Letra e plotë dhe lista e nënshkruesve:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj,
Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali,
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama,
Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu,
Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,
Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
Kryetarëve të partive politike shqiptare të përfaqësuara në Parlamentet e Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Serbisë.
1 dhjetor 2024
Të nderuar përfaqësues të popullit shqiptar,
Konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, forcimi i shteteve BRICS, tensionet në skenën politike të Bashkimit Evropian, sidomos në Gjermani dhe Francë, si dhe rivaliteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po e ndryshojnë me shpejtësi rendin gjeopolitik global. Kthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të intensifikojë këto dinamika, duke sjellë ndryshime të thella në mënyrën se si ndërveprojnë shtetet dhe institucionet ndërkombëtare.
Ky kontekst i ri ka pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin politik dhe zhvillimin në Evropën Juglindore, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Përballë këtyre sfidave, është thelbësore që përfaqësuesit shqiptarë nga këto troje të zhvillojnë një strategji të përbashkët për të mbrojtur dhe avancuar interesat kombëtare.
Në këtë frymë:
Me respekt,
Sipas rendit alfabetik:
Ana Cenaj, Avokate, ShBA
Albulenë Halili, profesoreshë universitare, Maqedoni e Veriut
Besir Bajrami, publicist, Maqedoni e Veriut
Blerim Rexha, profesor universitar, Kosovë
Bleron Baraliu, veprimtar, ShBA
Daut Dauti, historian / shkrimtar, Britani e Madhe
Eglantina Kica, stomatologe, ShBA
Esat Gjonbalaj, veprimtar, ShBA
Gino Mulliqi, asambleist, Teksas, ShBA
Jusuf Thaqi, ekspert i arsimit, Kosovë
Kujtim Dobruna, ekonomist, Zvicër
Leart Ajvazaj, matematikan, Kosovë
Lindita Komani, shkrimtare / studiuese, Shqipëri
Shaqir Gjokaj, veprimtar , ShBA
Uk Lushi, investitor, ShBA