Një grua vdes në spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet
Një grua ka vdekur në spitalin e Gjakovës gjatë së martes.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
65-vjeçarja u dërgua për trajtim aty pasi fillimisht ishte dërguar nga familjarët e saj në QKMF-në në Rahovec e më pas u dërgua edhe në spital.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënës i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se lidhur me rastin policia i ka nisur hetimet.
“Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.