40-vjeçares shqiptare i vjedhin kasafortën në Greqi, kishte bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro
Një grua shqiptare ka rënë pre e një grabitje në Paros të Greqisë.
Media vendase “Protothema” raporton se bëhet fjalë për një 40-vjeçare, ku sipas denoncimit të shqiptares, persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpinë e saj, ku jetonte e vetme dhe i kanë vjedhur kasafortën. Gruaja shqiptare ishte larguar nga banesa që preje datës 22 gusht.
Brenda kasafortës ajo kishte 3 mijë euro cash, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €
Shqiptarja ka bërë padi, tek A.S. Naousa, ndaj një autori të panjohur për vjedhje