Një grua raporton në polici se ishte sulmuar seksualisht në vitin 2023
Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
Sipas saj rasti ka ndodhur në vitin 2023.
Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet e rendit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në komunën e Vitisë.
“Viti 2023 – NN. Me 22.07.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se para një viti, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte ngacmuar-sulmuar seksualisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.