Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë

Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë

21:07 – Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë.

E dyshuar për vrasjen e kunatit të saj është një grua me inicialet N.M, e cila është vetëdorëzuar në Polici.

Mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga shiriti i Policisë dhe vetura e Policisë dhe Forenzikës.

—————————–

20:49  – Policia ka konfirmuar se sonte ka ndodhur një vrasje në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse PK-së për rajonin e Prishtinës tha për Periskopin se ngjarja ka ndodhur në orën 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

E dyshuara për vrasjen e kunatit, është vetëdorëzuar.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër .Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.

—————————–

20:39 Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Sipas burimeve, e dyshuara është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

 

Shpërndaje në: