Një gotë verë sa një orë në palestër

Një gotë verë sa një orë në palestër

Sipas hulumtueseve, resveratroli e përmirëson performancën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë që përmirësohen edhe pas një sesioni në palestër.

Jason Dyck, udhëheqësi i këtij studimi, thotë se këto zbulime do t’i ndihmojnë në veçantë personat që nuk janë të aftë të bëjnë ushtrime fizike.

Diskutimet për përfitimet shëndetësore të verës së kuqe veçse janë të dokumentuara mirë. Disa studime tjera kanë treguar se personat që pinë një gotë verë të kuqe në ditë janë më pak të prirë të zhvillojnë kancerin apo çmendurinë, si dhe është e mirë për zemrën, procesin e anti-plakjes dhe e rregullon sheqerin në gjak. /Telegrafi/

Shpërndaje në: