Një gjerman thotë se Dante ishte vite larg nga Shakespeare – Nuk përmbahen italianët
Liderët politikë dhe kulturorë të Italisë i kanë dalë në mbrojtje poetit të tyre Dante Alighierit pasi një gazetë gjermane e uli rëndësinë e tij për gjuhën italiane duke thënë se ishte “vite larg” prej William Shakespeare-it.
Në një koment për Frankfurter Rundschau, Arno Widmann shkroi që edhe pse Dante “solli gjuhen kombëtare në nivele të larta”, nxënësit italianë e kishin të vështirë të kuptonin vargjet e vjetruara të Komedisë Hyjnore që ishin shkruar më 1320.
Poema epike, që është e ndarë në tri pjesë dhe gjurmon rrugëtimin e pelegrinëve në ferr, purgator dhe parajsë, ishte shkruar në dialektin amtar Toskan që të bëhej i qasshëm për masat e gjera, në vend të Latinishtes. Kjo zgjedhje e tij kisthe pasur impakt shumë të madh te shkrimtarët e asaj kohe aq sa dialekti Toskan kishte formuar bazën për gjuhën italiane moderne.
Kjo bën që Dante të njihet si “babai i gjuhës italiane”.
Pjesa më rënduese për Danten në komentin në fjalë është krahasimi që i bëhet atij me Shakespeare-in. Widmann shkroi që “Shakespeare-i, në amoralitetin e tij, ishte vite larg më modern se përpjekjet e Dantes për të pasur opinion për gjithçka, që merrte gjithçka para gjykimit të moralitetit të tij”.
Ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini, e shkroi si përgjigje një varg të Ferrit të Dantes: “Le të mos mendojmë për ta, por të shikojmë e të ecim përpara”.
Luca Serianni, një linguist italian që shërbente edhe si zv.president i Shoqërisë Dante Alighieri iu tha gazetarëve që artikulli kishte “qasje fëmijërore”.
Dante kishte lindur në Firencë më 1265 dhe vdiq e u varros në Ravenë më 1321.
Papë Françesku dhe presidenti italian Sergio Mattarella nderuan poetin për të shënuar Ditën e Dantes javën e kaluar.