Një filxhan në ditë nga ky çaj dhe qelizat e trupit nga koka tek këmbët do t’ju ‘falenderojnë’
A e dini se kombinimi i xhinxherit me turmerikun (shafranin e Indisë) sjellin përfitime të mahnitshme shëndetësore? Këto erëza të fuqishme, me veti anti-oksiduese dhe anti-inflamatore janë miniera të vërtetë enzimash që promovojnë shëndetin mendor, atë të zemrës e jo vetëm. Studime të shumta kanë vërtetuar se jo vetëm kët erëza, por dhe disa të tjerë nxisin aktivitetin e qelizave të shëndetshme dhe parandalojnë shumimin e qelizave të këqija. Megjithatë ka një recetë që i përmbledh të gjithë këta përbërës në një pije, njohur ndryshe si eliksiri i shëndetit.
Përbërësit:
4 lugë të vogla xhenxhefil të tharë (ose 4 cm rrënjë xhenxhefili të freskët)
4 lugë shafran Indie organik
¾ lugë piper i zi
¼ filxhan mjaltë
Kavanoz për ruajtje në frigorifer
Përgatitja:
1. Vendosni xhenxhefilin, shafranin e Indisë dhe specin e zi në një tigan.
2. Shtoni 1 gotë ujë dhe lëreni për pak minuta me zjarr të ulët.
3. Shtoni mjaltin pasi ta keni hequr nga zjarri
4. Mbuloni tiganin dhe lëreni të pushojë për rreth 1 orë. Mund ta lini gjithashtu gjatë gjithë natës për një përqendrim më të fortë.
5. Kalojeni masën në një napë, nëse keni përdorur xhinxherin e freskët të grirë (kjo për të hequr çdo mbetje)
6 Shtoni 3 gota ujë.
7. Ruajeni në një kavanoz në frigorifer.
10. Mund të shtoni më shumë ujë sipas shijes tuaj. Kjo gjithashtu vlen për ëmbëltuesin (preferohet mjaltë organik)!