Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të KiE-së do t’i monitorojë zgjedhjet në Kosovë

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të KiE-së do t’i monitorojë zgjedhjet në Kosovë

Një delegacion 18-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i drejtuar nga austriakja Petra Bayr, do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.

Delegacioni do të jetë në Kosovë nga 7 deri më 10 shkurt, është njoftuar nga PACE. 

“Delegacioni do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive kryesore politike, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kryevëzhguesin e misionit të BE-së për monitorim të zgjedhjeve, si dhe me Komisionin e Pavarur të Mediave, me përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, përpara se të vëzhgojë votimin më 9 shkurt”, thuhet  në njoftim.

Një përfaqësues i Komisionit të Venecias – grup i ekspertëve ligjor të pavarur të Këshillit të Evropës – do të ofrojë këshilla ligjore gjatë misionit vëzhgues të zgjedhjeve parlamentare.

Shpërndaje në: