Një copë bukë e dërgojnë në hapësirë dhe e kthejnë në tokë për ta ngrënë

Një copë bukë e dërgojnë në hapësirë dhe e kthejnë në tokë për ta ngrënë

Kemi parë njeri, raketë ose edhe gjëra të tjera në hapësirë, e përse të mos shohim edhe bukën?

YouTuberi Tom Scott me një grup ekspertësh ka vendosur bukë me hudhër brenda një balone që ta lansojë në hapësirë. Pasi e dërgoi atë, Scott deshti ta testojë shijen e bukës pasi ajo të qëndronte në atmosferë përreth dy orë, njofton mashable, transmeton lajmi.net

Por, pse është specifike buka me hudhër? Scott tha ”sepse është e shijshme. Kush nuk do të pajtohej me këtë?”

Qëllimi ishte ta vendosnin bukën së paku 100 kilometra lart në hapësirë. Ata ishin në gjendje ta kthenin bukën në tokë dhe e vijuan me sukses teorinë e tyre.

Kështu, cili është dallimi mes bukës së tokës dhe bukës në statosferë? Vetëm imagjinoni bukën që keni lansuar në hapësirë, të nxjerrë menjëherë nga frigoriferi, vendosur në mikrovalë dhe ta hani. Natyrisht, me këtë do të donit të hanit bukë të bërë në tokë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: