Një burrë në veri të Mitrovicës sulmohet dhe fyhet në gjuhën shqipe e serbe

Një burrë në veri të Mitrovicës sulmohet dhe fyhet në gjuhën shqipe e serbe

Një burrë është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga disa persona të panjohur, në orët e mbrëmjes në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte duke ecur në trotuar me tre persona të tjerë, kur dy motorë skuter me nga dy individë iu afruan dhe i fyen në gjuhën shqipe dhe serbe.

Të dyshuarit kanë hedhur një shportë plastike drejt viktimës, duke e goditur atë, megjithatë nuk raportohet për lëndime trupore.

Pas incidentit, të dyshuarit u larguan në drejtim të urës lindore.

“Mitrovicë Veri 30.09.2024-21:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona NN të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen  serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën .Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka iniciuar rastin si “Sulm”, dhe është duke e hetuar.

Shpërndaje në: